Flash News

KRYESORE

Merret vendimi, u hiqet mandati dy deputetëve të PDIU dhe LSI, Rakipi dhe Rehovica jashtë Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme dhe ka votuar për heqjen e mandateve për dy deputetët Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica. Pesë anëtarët e KQZ-së kanë votuar pro heqjes së mandateve për deputetët e PDIU dhe LSI.

Rakipi dhe Rehovica kanë fshehur identitetet dhe procedimet që kanë patur vite më parë në shtetin e Italisë dhe për këtë arsye kërkoi heqjen e mandateve me akuzën e falsifikimit të dokumentetit të vetëdeklarimit. 

Nga dokumentat e Interpol Roma rezulton se Rakipi është raportuar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur (ish-)deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.

Sa i përket Gledion Rehovicës, në dokumentat e sjella nga Interpol Roma, rezultonte ai raportuar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë (ish-)deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student.

Mandati i ndërprerë ishte i dyti në radhë për Rakipin dhe Rehovicën.

Loja në KQZ, LSI dhe PS i braktisën Gledion Rehovicën dhe Aqif Rakipin në momentin e fundit

Të fundit