Flash News

KRYESORE

Merrnin kredi me dokumenta të falsifikuara, arrestohen 7 persona në Tiranë

Merrnin kredi me dokumenta të falsifikuara, arrestohen 7 persona në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona në kuadër të operacionit “Kredia” dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim pasi dyshohet se duke përdorur dokumentacione të falsifikuara kanë përfituar kredi konsumatore në shuma të ndryshme.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit:

Arjel Sulejmanaj, 46 vjeç, banues në Tiranë

Elsad Zhabjaku, 23 vjeç, banues në Tiranë

Riselda Hoxha, 32 vjeçe, banuese në Tiranë

Albert Shirka, 54 vjeç, banues në Tiranë

Ertgrent Boshti, 26 vjeç, banues në Tiranë

Luan Dana, 56 vjeç, banues në Tiranë

Sonila Berberi, 26 vjeçe, banuese në Tiranë

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit R. H.

“Për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se në kohë të ndryshme duke përdorur dokumentacione të dyshuara të falsifikuara prej tyre,  kanë përfituar kredi konsumatore në shuma të ndryshme pranë një Shoqërie Financiare që ofron kredi”, sqaron policia.

Pas zbulimit të kësaj skeme mashtrimi me dokumente të dyshuara të falsifikuara, është bërë arrestimi i shtetasve të sipër përmendur.

 Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– Dy vula të falsifikuara me logon “Instituti i sigurimeve shoqërore Tiranë”

– 8 vërtetime të institucionit të sigurimeve shoqërore të dyshuara të falsifikuara

– 6 celular të markave të ndryshme.

– Një automjet tip “Fiat”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipër përmendur, për veprat penale, “Falsifikim i dokumenteve, i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Mashtrim me kredi” i kryer në bashkëpunim.

 

Të fundit