Flash News

KRYESORE

Merrnin para në këmbim të notës kaluese në provim, Gjykata cakton masën e sigurisë për pedagogun dhe sekserin: I fundosën përgjimet

Merrnin para në këmbim të notës kaluese në provim,

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për pedagogun e universitetit Fan Noli në Korçë, Alket Dino.

Pedagogu i Shkencave Humane do të qëndrojë në burg pas akuzave për marrje ryshfeti në shkëmbim të notës kaluese. Togat e zeza, po ashtu, kanë vendosur të lënë në burg edhe sekserin Xhevi Dervishi, i cili bashkëpunonte me Dinon për marrjen e parave, në këmbim të dhënies së provimeve.

Në dosje janë zbardhur përgjimet telefonike ku të dyshuarit kanë komunikuar me njëri-tjetrin. Sipas dosjes në momentin që sekseri merrte paratë nga studentët, pedagogu bënte ndryshimet e notës. Nga SPAK janë sekuestruar edhe provimet e studentëve ku ka rezultuar se ata që jepnin përgjigje pa dhënë një ryshfet nuk merrnin notë kaluese. Madje në sezonin e vjeshtës ai kishte kaluar vetëm 5 studentë.

Gjatë operacionit të arrestimit te tyre, ata janë kapur secili me një sasi prej përkatësisht 300 euro dhe 50 mijë lekë të reja, të dyshuara të përfituara nga studentët, në këmbim të dhënies së provimeve.

Të fundit