Flash News

KRYESORE

Merrnin rryshfet për dokumentet e munguara, në pranga dy inspektorët e AKU-së

Merrnin rryshfet për dokumentet e munguara, në pranga dy

Lidhur me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ "Fiks Fare", ku dy inspektorë të AKU-së paraqiten duke marrë rryshfet, janë kryer veprimet procedurale nga ana e forcave policore . Policia e Durrësit ka ndaluar shtetasit A.G., 51 vjeç, banues në Durrës, Inspektor pranë Drejtorisë së AKU-së dhe M.Ç.,49 vjeç, banues në Durrës, Inspektor pranë Drejtorisë së AKU-së.

Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit E.J. 26 vjeç , banues në Durrës, kamarier në subjektin privat që u kontrollua.

Më datë 18.09.2018 , shtetasit e mësipërm në detyrë Inspektor pranë AKU-së kanë ushtruar kontroll pranë një subjekti privat dhe nuk kanë mbajtur akt konstatimi ku kamarieri i subjektit që u kontrollua u ka ofruar një sasi parash prej 8 000 lekë të reja , me qëllim që të mos e gjobisnin për mungesë të dokumentacionit higjieno-sanitar.

Të fundit