Flash News

KRYESORE

Do merrte pjesë në takim, por Rama tërhiqet sapo mëson se ishte i pranishëm Ilir Meta

Do merrte pjesë në takim, por Rama tërhiqet sapo mëson se

Marrëdhëniet e Edi Ramës me Ilir Metës duket se janë kthyer në nivelin e atyre të vitit 2009-të.

Kryeministri kishte planifikuar të merrte pjesë në takimin që u organizua sot në Durrës me socialdemokratët evropiane ‘S&D Group’, për fuqizimin e rolit të të rinjve, por në fund ka anuluar pjesëmarrjen. Shkak mendohet të jetë bërë prezanca e kreut të Kuvendit, Meta, i cili mbajti gjithashtu një fjalim përpara të pranishme.

 Ka qenë zv/presidenti i S&D Group ai që ka bërë të ditur këtë vendim të Ramës, ndërsa ka shprehur keqardhjen për mospjesëmarrjen e tij.

“Falenderoj z. Meta për pjesëmarrjen dhe ndjejmë keqardhje për mungesën e z. Rama në këtë konferencë”, ka thënë Bostinaru.

Në vend të Ramës, PS ka dërguar në takim ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomin.

Të fundit