Flash News

KRYESORE

 Mes ‘furtunës’ me akuza, Fatmir Xhafaj dje festoi një ditë të veçantë  

 Mes ‘furtunës’ me akuza, Fatmir Xhafaj dje festoi

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj me siguri po kalon periudhën më të vështirë të jetës së tij në karrierën politike. Opozita e akuzon atë për mbështetje politike të të vëllait të tij, të dënuar në Itali me 7.2 vjet burg për trafik droge dhe se deri tani që nga 2012-ta nuk ka kryer asnjë ditë dënimi.

Dje u zhvillua seanca parlamentare, por ministri u shfaq në sallë vetëm pasi u largua opozita. Kolegët e tij e takonin dhe e uronin, pasi dje ministri kishte ditëlindjen. Ai e festoi 59-vjetorin e tij mes një “furtune” akuzash nga opozita, ndërsa kolegët e kanë uruar duke i dhënë dorën, por s’kanë munguar as përqafimet.

Të fundit