Flash News

KRYESORE

Mes lotëve dhe dhimbjes, funerali shtetëror për viktimat e Genovës, arkivolet e shqiptarëve të mbuluar me flamurin kuq e zi

Mes lotëve dhe dhimbjes së madhe po mbahet në Itali funerali shtetëror për t’ju dhënë lamtumirën e fundit 18 viktimave, nga 41 të raportuara deri tani, pasi humbën jetën nga shembja e urës Morandi më 14 gusht.

Familjarë, miq të shumtë dhe qytetarë të zakonshëm ishin prezent në ceremoni. Mes arkivoleve të rreshtuar pranë njëri-tjetrit ishin edhe të dy djemve shqiptarë, mes viktimave.

Dy arkivolet shqiptare të Admir Bokrinës 32 vjeç dhe Marjos Djerra nga Shijaku ishin të mbuluar me flamurin kuq e zi, ndërsa familjarët mes dhimbjes dhe lotëve u dhanë lamtumirën e fundit.

 

 

Të fundit