Flash News

KRYESORE

Mes luftës ndaj covid-19, votohet qeveria e re e Kosovës, Avdullah Hoti kryeministri i katër koalicioneve

Mes luftës ndaj covid-19, votohet qeveria e re e Kosovës, Avdullah

Kosova nga sot do të drejtohet nga një qeveri e re e votuar në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.

Me 61 vota pro, 24 vota kundër dhe 1 abstenim, në Kuvendin e Kosovës sot u votua qeveria e re e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet dhe me kryeministër Avdullah Hotin.

Gjatë fjalës së tij, Hoti prezantoi kabinetin qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra, ndërkohë ra në sy se Vjosa Osmani, e cila doli kundër partisë së saj, LDK-së për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Albin Kurtit në kohë pandemie, nuk pranoi të drejtojë seancën.

Kabineti i ri i qeverisë së Kosovës: 

Avdullah Hoti-Kryeministër

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër;

Hykemte Bajrami – Ministre e Financave;

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes;

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;

Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme;

Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit;

Armend Zemaj- Ministër i Shëndetësisë;

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Nga radhët e AAK-së janë:

Besnik Tahiri- Zëvendëskryeministër i parë

Meliza Haradinaj- Ministre e Punëve të Jashtme

Selim Selimi- Ministër i Drejtësisë,

Blerim Kuçi- Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Ramë Lika- Ministër i Arsimit

Nga radhët e Nismës Socialdemokrate:

Albulena Balaj-Zëvendëskryeministre

Skënder Reçica-Ministër i Punës

Vesel Krasniqi- Ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Nga minoritetet:

Goran Rakiq-Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal

Dalibor Jevtic- Ministër i Kthimit dhe Komunitetit

Enis Kervan-Ministër i Zhvillimit Rajonal

E ndërsa lufta me virusin që gjunjëzoi botën dhe ka cënuar ndjeshëm ekonominë në botë, sot Kosova miratoi qeverinë e saj të re.

Kosova mbeti me qeveri në detyrë që nga 25 marsi kur u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, i iniciuar nga LDK, pas përplasjeve që ndodhën vetëm pak javë të bashkëqeverisjes së tyre.

Kujtojmë se mocioni ndaj Kurtit erdhi pasi ky i fundit shkarkoi ministrin e Brendshëm të LDK, Agim Veliu dhe qeveria e koalicionit të Vetëvendosjes dhe LDK u rrëzua.

Në 30 prill, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për postin e kryeministrit të Kosovës.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua ‘Kushtetueses’ me pretendimin se presidenti ka marrë një vendim kundër-kushtetues, por vendosi në 29 maj i dha të drejtë presidentit Thaçi.

Të fundit