Flash News

KRYESORE

Mes ulërimave, policia tërheq zvarrë aktivisten në sheshin ‘Skënderbej’, tenton ta shoqërojë me forcë në komisariat

Është shoqëruar me përplasje të forta fizike, protesta e sotme në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë mes policisë dhe pjesëmarrësve.

Policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa një grua është parë duke u tërhequr zvarrë nga efektivët.

Madje, ajo është parë e shtire në tokë, pasi nuk është ndjerë mirë.

Pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore, policia ka tentuar ta shoqërojë me frugon në komisariat, por gruaja ka bërë rezistencë. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë qytetarë të shumtë.

Mësohet se gruaja u shoqërua më pas me ambulancë për trajtim mjekësor.

 

Të fundit