Flash News

KRYESORE

Mes viktimave nga tërmeti edhe një pedagog, u nxor nga rrënojat në zonën e Kavaleshencës

Mes viktimave nga tërmeti edhe një pedagog, u nxor nga rrënojat

Që nga goditja e fuqishme në orët e para të mëngjesit të tërmetit me magnitudë 6.4, fatkeqësisht bilanci i viktimave ka ardhur në rritje.

Deri tani raportohen për 15 viktima në Durrës, Thumanë, Lezhë, Kurbin, ndërsa rreth 600 persona janë plagosur, për shkak të dëmeve të mëdha me shembje banesash, pallatesh, hotelesh etj.

Mes viktimave ka patur gra e fëmijë, por edhe një polic, njëherësh pedagog. Presidenti Ilir Meta ka përcjellë ngushëllimet për të ndjerin i cili u nxor i pajetë në zonën e Kavaleshencës.

“Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.

Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta!”, shkruan Meta.

Të fundit