Flash News

KRYESORE

Mesa duket Jonida nuk qenka shumë e kënaqur, tregon për biznesin që ka me Arminën

Mesa duket Jonida nuk qenka shumë e kënaqur, tregon për biznesin
Emisioni më i ri "3-shat" nën drejtimin e Romeo e Donald Veshajt dhe Bora Zemanit, ka nisur dhe e ftuara e parë ka qenë Jonida Maliqi.  Puntata e parë ka dhuruar të qeshura pafund dhe është pritur shumë mirë nga publiku. Jonida ishte pjesë e dy prej rubrikave të programit, ku njëherë u vendos përballë Borës dhe në tjetrën, përballë vëllezërve Veshaj. Në rubrikën e parë, Jonida u përballë edhe para disa pyetjeve të sikletshme. Një ndër to dhe për bashkëpunimin e saj me Armina Mevlanin në biznes. “Më mirë në biznes me Arminën apo vetëm?”, e pyeti Bora. “Thonë se është më mirë ‘vetë zot, vetë shkop’, por unë jam e lumtur që punoj me Arminën pasi ky bashkëpunim më ka lejuar t’i përkushtohem muzikës, familjes, gjërave të rëndësishme krah punës”, u përgjigj Jonida, duke lënë të nënkuptohet se më mirë do të ishte vetëm.
 
View this post on Instagram
 

Sirena Maliqi 🧜‍♀️#treshat @borazemani @donaldveshaj @romeoveshaj 😂😅🥰 #suksesguys 🙌🙌🙌

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on

Të fundit