Flash News

KRYESORE

Mesazh për shqiptarët në Luginën e Preshevës/ Cakaj dhe Konjufca: Nuk do e kursejmë mbështetjen

Mesazh për shqiptarët në Luginën e Preshevës/ Cakaj dhe

Dy ministrat e Jashtëm të dy qeverive shqiptare, ai i Shqipërisë Gent Cakaj dhe ai i Kosovës, Glauk Konjufca, kanë dalë sot me një deklaratë të  përbashkët, ku shprehin mbështetjen ndaj shqiptarëve që sot jetojnë në Republikën e Serbisë.

Cakaj dhe Konjufca janë takuar në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane, të zhvilluar në Selanik.

Nga ky takim, Cakaj dhe Konjufca kanë dalë me këtë deklaratë të përbashkët, drejtuar klasës politike shqiptare në Luginën e Preshevës.

“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave të Jashtëm, Cakaj dhe Konjufca.

Të fundit