Flash News

KRYESORE

Mesazhet/ Arrestimet gjatë natës në Kukës, banorët tregojnë sjelljen e policisë: Nuk dimë çfarë ka ndodhur me familjarët

Një numër i madh qytetarësh të Kukësit dhe zonave përreth janë shoqëruar nga policia pas protestës së zhvilluar ditën e shtunë në ‘Rrugën e Kombit’.

Banorët ankohen se policia ka shkuar në banesat e tyre dhe i ka marrë forcërisht. Familjarët e të ndaluarve nuk kanë asnjë dijeni sa çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre që nga momenti që janë shoqëruar nga policia.

Politiko.al publikon disa prej mesazheve që kanë mbërritur në redaksinë tonë nga banorët të ndryshëm të Kukësit dhe zonës përreth të cilët tregojnë se si janë trajtuar mbrëmjen e djeshme nga policia.

Ndërkohë, që prej mëngjesit të sotëm me dhjetëra familjarë janë mbledhur para komisariatit të policisë për të kërkuar informacion për të afërmit e tyre. Në Kukës kanë mbërritur edhe një numër i madh deputetësh të opozitës të cilët janë takuar me banorët.

   

Të fundit