Flash News

KRYESORE

Mesazhet në Whats App/ Dy të besuarit e Edi Ramës që ‘shqetësojnë’ ambasadorin Soreca

Publikimi i një mesazhi të ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka nxjerrë në pah faktin se ai është në kontakte të thelluara me eksponent të lartë të mazhorancës, veç kryeministrit Edi Rama.

Në listën e personave që ai i kanë shkruar atij në aplikacionin What’s Upp është edhe Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë dhe Engjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë.

Kontaktet me Cakajn janë të justifikueshme, për shkak të postit të tij dhe kohës që përkon me vendimin e vendeve të BE-së për negociatat.

Ndërsa nuk dihet se për çfarë diskuton me Agaçin, që njihet si një ndër njerëzit më të besuar të kryeministrit Rama.

Biseda e publikuar me Edi Ramën, tregon se Soreca është në kontakte të thelluara me kryeministrit, aq sa nuk mungonin edhe komente të tilla, si: “Çmenduri”  apo “e pabesueshme”.

Të fundit