Flash News

KRYESORE

Mesazhet shantazhuese ndaj gazetareve nga personat me pushtet, Açka u del në krah: Mos prisni nderim nga kërriçër politikë

Shkrimtarja Flutura Açka u ka dalë në krah gazetareve që kanë drejtuar mediat në vend, pasi mbrëmë presidenti i Ora News, Ylli Ndroqi publikoi disa mesazhe, ku pretendohet se persona me pushtet politik e kanë shantazhuar, në mënyrë që të mos publikojë lajme kritike për Bashkinë e Tiranës.

Madje, në këto mesazhe, sulmohet veçanërisht gazetarja Beti Njuma, ish drejtore e informacionit në Ora News.

Shkrimtarja u del në krah vajzave e grave gazetare, duke i cilësuar si pjese të një emancipimi të madh shoqëror dhe të kurajës për fjalën e lirë.

“Për vajzat e medias shqiptare

Po të mos ishit ju të gjitha, vajzat e mençura, të hijshme e kurajoze të medias shqiptare, ne do të ishim akoma me lot e qyrre duke parë “Shamikuqja”. Ju keni qenë pjesë e një emancipimi të madh shoqëror dhe të kurajës për fjalën e lirë.

Dhe mos prisni nderim nga kërriçër politikë. Ata, si seksistë të rafinuar prej shpurës së vajzukeve që u bën fresk, janë mësuar të ecin në bulevarde të florinjtë me një pjese të “çunave të medias”, ndaj nuk ju durojnë dot.

Këta kërriçër, ngaqë janë mësuar vetëm të uzurpojnë, nuk e kuptojnë se betejën nuk e kanë me ju, por me të Vërtetën. Dhe sa për burrashët e medias që ju gjuajnë shpesh, janë shpesh dorëzanë të kërriçërve. Përveç një pjese për të cilët kanë nderim të madh, të tjerët, ngaqë e kanë alergji dushin, i mbajnë duart në xhepa... dhe dihet përse”, shkruan Açka, teksa shpërndan një reagim të moderatores Sonila Meço lidhur me këtë fakt.

Të fundit