Flash News

KRYESORE

Mesazhi me dy arsye/ Kthesë e papritur te Berisha për të favorizuar Kodhelin apo përpjekje për ta ndarë me Ramën?

Mesazhi me dy arsye/ Kthesë e papritur te Berisha për të

Që në hyrje të reagimit e quan “ndrikull”, por mesazhi i publikuar në faqen e Sali Berishës favorizon ish-ministren Mimi Kodheli dhe ‘e pastron’ atë nga kërkesat korruptive.

Sipas mesazhit që ka publikuar Berisha, janë dy arsye përse Kodheli nuk u përfshi në qeverinë e dytë të kryeministrit Edi Rama. E para është xhelozia e Ramës për marrëdhëniet e shkëlqyera të Kodheli me amerikanët dhe e arsyeja e dytë lidhet me refuzimin e ish-ministres për të pranuar afera si ato të kryera në shëndetësi gjatë kohës së Ilir Beqajt.

“Ja pse mbeti jashte kabinetit ndrikull Kodheli! Sb “Pershendetje Doktor. Një burim shumë i afert me ish-ministren e Mbrojtjes, Kodheli më tha dje se sipas saj Rama e la atë jashtë kabinetit për dy arsye. Së pari, Mimi thotë se Rama u bë xheloz shumë për marrëdhëniet e saj me amerikanët. Një delegacion i senatit amerikan i kishte folur Ramës në prani të saj me superlativa per Mimin por jo për Ramen. Së dyti Mimi i thotë këtij burimi 100% të besueshëm se Rama i kishte kërkuar t’i bënte një afer si ato të Beqes dhe gjasme kjo nuk kishte pranuar, me respekt”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Megjithatë, duhet patur parasysh se mesazhi i referohet pretendimeve të vetë Kodhelit për lënien jashtë Qeverisë, çka mund të interpretohet edhe si përpjekje e Berishës për të krijuar një ndarje mes Ramës dhe ish-ministres së tij.

Të fundit