Flash News

KRYESORE

Mesazhi “fake”, reagon Basha: E vërteta duhet të mbizotrojë. Koha të mundim të keqen

Lulzim Basha bëri një reagim të shkurtër në Tëitter, lidhur me njoftimin e kompanisë celulare, që pohonte se “nga telefoni i tij (Bashës) nuk ishte dërguar mesazh në telefonin e gazetares Eni Vasili”, ku përbmbajtja ishte një pyetje që supozohej se gazetarja duhet t`ia bënte Kryeministrit Edi Rama, “nëse ai ishte gati të linte postin për kreun e PD”.

Basha shprehet se “e vërteta dhe transparenca” duhet të mbizotrojnë gjithmonë. Por, edhe pse sipas Bashës është “fakt i shëmtuar”, ai duket se nuk i kushton shumë vëmendje pasi shprehet se “është koha të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i çdo shqiptari”.

“Në një shoqëri të lirë duhet të mbizotërojnë gjithmonë e vërteta dhe transparenca! Edhe pse ky akt i shëmtuar ka indinjuar shumëkënd, tani është koha të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i çdo shqiptari.Ti bëhemi krah njëri-tjetrit në këto ditë të vështira që ta mundim të keqen”, shkruan Basha.

Të fundit