Flash News

KRYESORE

Mesazhi i Bushatit: Promovimi i tolerancës, mënyra më e mirë për të treguar mirënjohjen

Mesazhi i Bushatit: Promovimi i tolerancës, mënyra më e mirë

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka përkujtuar 80-vjetorin e shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Teksa e konsideron një kapitull të errët të historisë evropiane, Bushati flet edhe për sakrificën e asaj gjenerate për paqen dhe guximin.

Ndaj në fund të mesazhit të tij, Bushati thekson se mënyra më e mirë për të treguar mirënjohjen është promovimi i tolerancës, dinjitetit njerëzor dhe mbrojtja e lirisë.

“80 vjet më parë, përgjumja e arsyes, i hapi rrugën një kapitulli të errët të historisë europiane, shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Një gjeneratë e tërë sakrifikoi për paqen duke treguar një guxim të jashtëzakonshëm në luftën për liri. Mënyra më e mirë për të treguar mirënjohjen tonë për sakrificat e tyre është promovimi i tolerancës, dinjitetit njerëzor dhe mbrojtja e lirisë”, shkruan Bushati në rrjetet sociale.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Kryesinë e PS, Bushati pati një debat të ashpër me kryeministrin Edi Rama, lidhur me debatin për Shkodrën dhe dorëheqjen e Valdrin Pjetrit, si person me të shkuar kriminale.

Të fundit