Flash News

KRYESORE

Mesazhi i Dashamir Shehit: Rezistenca dhe agresioni i protestës do vendoset nga qytetarët

Mesazhi i Dashamir Shehit: Rezistenca dhe agresioni i protestës do vendoset

Aleati i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi parashikon se nëse opozita përmbush pritshmeritë me protestën e së shtunës dhe ‘shtron rrugën' për një qeveri tranzitore, atëhere vendi duhet të mbajë zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme dhe ato lokale ën fund të vitit.

“ Unë do të isha që të bëheshin dy palët e zgjedhjeve bë fund të vitit nëse teza jonë politike do të domimnojë, do të dominojë nditën e shtunë dhe në vazhdim. Ndryshe duhet të shohim skema të tjera.

Kreu i LZHK-së vlerësoi edhe vendimin e organizatorëve të protestës për të mos pasur fjalime dhe flamuj partiak gjatë tubimit, ndersa mbarevajtja e tubimit do percaktohet nga qytetaret. "Nuk kanë më vend fjalimet, populli me lirinë e vet dhe pjesëmarrjen e vet do të tregojë deri ku e ka rezistencën dhe agresionin kundër kësaj qeverie. Atë ditë do të tërhiqemi për ti dhënë popullit lirinë e duhur kundër kësaj qeverie që e ka dhunuar në shumë drejtime”, përfundoi Shehi.

Të fundit