Flash News

KRYESORE

Mesazhi i fortë nga PPE: E papranueshme, qeveria ndryshoi në mënyrë arbitrare rregullat e lojës elektorale, nëse doni anëtarësim ndiqni këshillat e BE

Mesazhi i fortë nga PPE: E papranueshme, qeveria ndryshoi në

Zëdhënësi i PPE në Parlamentin Europian, Michael Gahler është shprehur me nota kritike dhe keqardhje që qeveria shqiptare miratoi dje pa konsensus ndryshimin e Kushtetutës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gahler shkruan se është e pranueshme që qeveria Rama e cila dëshiron negociatat e pranimit me BE të nisë të ndryshojë në mënyrë arbitrare rregullat e lojës elektorale.

“Unë e gjykoj shumë me keqardhje dhe si të diskutueshëm në lidhje me qëllimet e tyre të vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë theu konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Nuk mund të jetë e pranueshme për askënd që qeveria Rama e cila dëshiron negociatat e pranimit me BE të nisë të ndryshojë në mënyrë arbitrare rregullat e lojës elektorale. Nëse kjo qeveri dëshiron me ndershmëri negociatat e pranimit me BE, si mund të mos pranojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare përkatëse për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të vëzhgojë me kujdes veprimet e ardhshme në lidhje me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.

Varet nga partitë dhe shqiptarët të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane”, shkruan zëdhënësi i PPE.

Të fundit