Flash News

KRYESORE

Mesazhi i Fugës për qëndrimin në shtëpi: Nëse asgjë nuk të pëlqen, merre se je 'arrest shtëpie'

Mesazhi i Fugës për qëndrimin në shtëpi: Nëse

Akademiku Artan Fuga ka renditur një listë ‘angazhimesh’ që secili prej nesh mund t’i kryej gjatë qëndrimit të detyrueshëm në shtëpi gjatë kësaj periudhe të vështire që po kalon tashmë vendi ynë dhe i gjithë planeti, për shkak të pandemisë ‘coronavirus’.

Sipas Fugës, askush nuk duhet të bëjë shpëtimtarin, trimin, të përkedhelurin, garipin, apo aristokratin.

Sipas tij, ky është një hall kolektiv që të gjitha kombet po kërkojnë ta zgjidhin me solidaritet, modesti, dhe qetesi.

“Ata qe duhet te dalin dhe punojne, sigurisht duhet te shkojne ku i therret detyra dhe nevoja. Por nevojat me te domosdoshme.

Te tjeret ne shtepi. Jo me komshinjte!

Disa bejne cilimiun: merzitem ne shtepi.

Dhe kur? Tani. Telefonin e ke? Komuniko! Ëhatsappin me kamera e ke? Komuniko! Kompjuter ke? Lexo. Informoju. Lexo ëikipedian. Meso. Je nxenes, student, studjo. Ndofta dijet qe do te marresh mund te percaktojne jeten tende profesionale!

Televizor ke? Shih filma. Lere politiken! Ke libra? Lexo libra historie ose romane. Ta heqin mendjen. Nuk ke asnje nga keto? Dil ne ballkon, merr ajer. Shih rete ne qiell. Format estetike qe krijojne. Nuk do? Rri mendo cfare gabimesh ke bere ne jete dhe si mendon t'i riparosh ne vitet qe vijne. Ndaj enet ne familje! Po u semur njeri, ndihmon tjetri. Objektivi: mundesisht asnje te mos kete probleme qe te detyrohet te shkoje ne spital! Se atje eshte tjeter histori! Ta kalojme lehte nese na kap.

Nuk beni dot asgje nga keto! Mendoni se po shkaterroni jo veten, ne dreq vafsh, por tani situata eshte qe demton te tjeret.

Virusi je ti!

Vrasesi je ti!

Je me keq se vjedhesi, perdhunuesi, agresori, pedofili, incestuali, krimineli me i madh!

E sigurt.

Prandaj nese asgje nuk te pelqen merre se je arrest shtepie.

Dhe mos u bej i bezdisshem per te afermit e tu se edhe ata kane hallet e tyre.

Do shohesh se do te marresh embelsine e qendrimit ne shtepi!

Trupi ka pas nevoje te qetesohet!

Mendja te ftohet pak!

Gjithe diten ne rruge, ne kafe, ne, jemi pak qyteterim jo rrugac, por rrugor po!”, shkruan Fuga, sot në ditën e pestë të qëndrimit në shtëpi.

Të fundit