Flash News

KRYESORE

Mesazhi i gjeneralit amerikan për rrjetin 5G: Liderët të vendosin kujt do t’i besojnë, Kina ka qëllimet e saj strategjike    

Mesazhi i gjeneralit amerikan për rrjetin 5G: Liderët të vendosin

James Jones, gjenerali amerikan i ka përcjellë një mesazh ndaj politikës shqiptare lidhur me rrjetin 5G që pritet të aplikohet edhe në Shqipëri.

Gjatë konferencës “Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë”, zyrtari i SHBA tha se liderët e politikës duhet të vendosin se kujt do t'i besojnë, ndërsa ngriti si shqetësim kryesor qëllimet strategjike të Kinës.

“Rusia një fuqi në rënie është shqetësim strategjik. Me modelin dhe sjelljen e Kinës, 5G mund të përdoret për të kontrolluar të dhënat globale. Kina ka qëllimet e saj strategjike për pajisjet e saj të rrjetit. Kina e shikon përdorimin e pajisjeve 5G si platforma tregtare inteligjente që vendosen në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë botën. Ato i japin në dorë një lak shumë të fuqishëm. Kalimi në 5G i ofron miqve të SHBA një mundësi të artë për të ndërtuar një siguri më të madhe kibernetike për të përmirësuar sigurinë e rrjeteve tona. Diskutimet për 5G po bëhen gjithnjë e më serioze. Shqipëria ka treguar qartë se është pjesë e luftës dhe tani është koha e duhur për të bërë më shumë.

Ndërsa Shqipëria përgatitet për të azhornuar rrjetet e saj në 5G vitin e ardhshëm është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do ti besojnë. Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-s. Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që ka vendosur NATO-s", tha Jones.

Të fundit