Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mesazhi i Imzot George Frendo në meshën e vëllezërve të vrarë në Krujë: Të gjithë jemi fajtorë, ta drejtojmë gishtin akuzues edhe nga vetja
Arqipeshkvit Metropolit të Tiranë - Durrësit, Imzot George Frendo ka përcjellë një mesazh sensisbilizues ndaj shoqërisë shqiptare për krimet e rënda që kanë tronditur opinionin publik së fundmi.
Duke marrë pjesë në Meshën e Shenjtë në funeralin e dy vëllezërve që u vranë pak ditë më parë në Gramëz të Krujës, Mons. George Frendo duke ngritur pyetjen se pse ndodhin gjithë këto vepra kriminale, thotë se gishtin akuzues jo gjithmonë duhet ta drejtojmë te personat e tjerë, por edhe nga vetja.
Mesazhi i plotë:
Vdekja është gjithmonë një lajm i keq, veçanërisht kur është vdekja e një personi që e kishim më afër: anëtar i familjes apo një mik i ngushtë. Është lajm më i keq kur është vdekja e një personi të ri në moshë. Është lajm edhe më i keq kur është një vdekje e papritmas, si kur ai person ka pasur një aksident ose një fatkeqësi tjetër. Por është lajm tmerrësisht i keq kur është një vrasje. Madje këtu sot kemi jo një, por dy persona të vrarë.
Këto shtatë ditë të fundit kanë qenë shtatë ditë tmerri. Para një jave në Laç janë vrarë dy burra. Para pesë ditëve kemi dëgjuar për një burrë të moshuar dhe tre të rinjtë që kanë abuzuar seksualisht me një vajzë minorene. Pardje janë vrarë, në një vend shumë afër kësaj kishe, këta dy vëllezër, Gazmendi dhe Xhontil. Gazmendin nuk e kam njohur, por Xhontilin e kam njohur për këta gjashtë vitet e fundit. Hera e fundit që ka qenë tek unë ishte vetëm para pesë javësh.
Nuk do të flas për viktimat e këtij krimi shumë të shëmtuar. E di se disa gazetarë janë përpjekur ta zëvendësojnë Zotin duke interpretuar kushtet e një ngjarjeje për të cilën nuk ishin të pranishëm dhe duke gjykuar dhe keqinterpretuar viktimat. Fatkeqësisht për disa persona shpifja nuk është mëkat, madje është një virtyt.
Por, po përfitoj nga rasti për të bërë disa reflektime të dobishme për shoqërinë tonë në ditët e sotme. Sepse jemi të zhytur në një shoqëri lajkatare, një shoqëri ku seksi dhe dhuna kanë marrë përparësi mbi çdo vlerë morale dhe familjare, një shoqëri që ka humbur drejtimin dhe vlerat që japin dinjitet jetës njerëzore.
Në vitin 1992 në Angli ka ndodhur një krim që tronditi gjithë shoqërinë angleze: një djalë dy vjeçar u vra në mënyrë barbare. E kush ishin vrasësit? Dy djem dhjetëvjeçar. Lexova një artikull shumë interesant në revistën serioze Tablet i shkruar nga një psikologe: “Si mund një djalë dhjetëvjeçar të bëhet vrasës?” Pak kohë pas vrasjes, Kardinali Basil Hume dhe Rabbi Jonathan Sacks, dy zëra “profetikë” të shoqërisë angleze të asaj kohe, kërkuan ngritjen e një komisioni mbretëror për të hetuar mbi shkaqet e dhunës së kësaj shoqërie. Por kërkesa e tyre u injorua. Në një intervistë dhënë gazetës The Independant të Londrës, Kardinali Basil Hume, duke përmendur këtë vrasje, komenton: “Një shoqëri e cila papritur sheh veten e saj në pasqyrë dhe nuk i pëlqen çka sheh në pasqyrë, ose do t’i ngrejë supet dhe largohet, ose qëndron për të pyetur veten: Pse?”
Pardje në Tiranë është bërë një protestë kundër abuzimit seksual me të miturit. Sinqerisht rrefej se me vjen shumë keq se nuk kam qenë edhe unë në atë protestë. Ishte rast jo vetëm për të treguar solidaritet me viktimen, por edhe për të shprehur vendosmerinë tonë që duam ta mbrojmë dinjitetin e vajzave tona. Vajzat tona nuk jane një loder. Është një person me një dinjitet të veçantë dhe të pazevendësueshme. Por përballë abuzimeve dhe krimeve të mëdha që po ndodhin në shoqërinë tonë nuk duhet të kënaqemi me protestat, duke kërkuar cilat persona ose institucionet do të akuzojmë si shkaktarët e këtyre krimeve. Më shumë duhet të pyesim: Pse? Pse po ndodhin këto krime? Dhe çfarë duhet të bëjmë ne për të ndaluar këto krime? Kjo është tragjedia e madhe e shoqërisë së sotme: sepse nuk ka guximin dhe ndershmërinë të pyesë veten: “Pse?” Ekziston një ndjenjë frike në këtë pyetje, pasi është një pyetje e papëlqyeshme. Është pikërisht frika nga përgjigja e kësaj pyetje. Dhe kur një shoqëri nuk kërkon Pse-në e plagëve të saj, kjo do të thotë që
ajo nuk dëshiron të shërohet nga këto plagë. Cilat janë shkaqet e kësaj dekadence morale në shoqëri? Një rritje e tmerrshme në krim: vrasje, vetvrasje, vjedhje, dhunë fizike, abuzime seksuale, droga… A guxojmë të pyesim për shkaqet?
Duke pasur parasysh abuzimet seksuale edhe me të miturit, a kuptojmë rolin negativ të pornografisë shumë të përhapur jo vetëm në kinema, por edhe në televizor, në internet, në facebook, edhe në gazetat e përditshme? Ka gazeta që përpiqen të bëhen më popullore duke prezantuar vajzat sexy, të zhveshur.
Mjetet e komunikimit paraqesin modele të reja për jetën. Nuk janë shenjtërit, as mendimtarët e mëdhenj, as heronjtë. Janë personat e ekranit, të rinjtë e të rejat që shihen në “Big Brother”, vajzat dhe djemtë sexy. Ndërsa krishterimi na paraqet modele të ndryshme, njerëz që kanë kërkuar të vërtetën, kanë jetuar për të vërtetën, disa kanë edhe vdekur për të vërtetën.
Por duke pasur në mesin tonë kufomat e dy vëllezërve të vrarë, le të pyesim: Kaq vlerësohet jeta njerëzore, saqë njeriu vritet lehtësisht kinse ishte një mizë? Kanë ndodhur vrasje për arsye më banale. Për tre muaj kemi bërë kaq shumë sakrifica për të parandaluar infektimin me koronavirusin, kemi sakrifikuar edhe kremtimet e meshave në kishat tona, sepse kemi vlerësuar aq shumë jetën njerëzore. Por çfarë mund të bëjmë për të parandaluar vrasjet, për të mbrojtur më shumë jetën njerëzore, për të mësuar qytetarët tanë të vlerësojnë jetën njerëzore?
Mos të drejtojmë gishtin akuzues drejt personave të tjerë. Le ta drejtojmë drejt vetvetes. Të gjithë jemi fajtorë. Çfarë u kemi mësuar fëmijëve tanë? Të shmangin shoqërinë e atyre që në i quajmë gabel, ose zezak, ose fshatarë, ose malok? I kemi mësuar të hakmerren? Në këtë mënyrë i kemi formuar fëmijët tanë? Po në shkollat, i kemi mësuar të dallohen në lendet shkollore, pa i formuar në vlerat morale?
Kjo është kriza e shoqërisë së sotme: largimi nga Ai që i dha njeriut një dinjitet të veçantë kur e krijoi në përngjasimit të vet. Më lejoni të citoj fjalët e Papa Palit VI, që tha: “Njeriu mund ta ndërtojë botën pa Zotin. Por në këtë rast do ta ndërtonte për shkatërrimin e vet. Një humanizëm i pavarur nga Zoti është një humanizëm çnjerëzor.”
Dhe në fund kam dy fjalë për ju, familjarë të viktimave. Së pari: Sa shumë njerëz kanë ardhur sot për këtë funeral! Sa shumë ju kanë përsëritur fjalët si: “Të rroni vetë!” “Ngushëllime!” në një rast tragjik si ky, shumë njerëz tregojnë solidaritetin e tyre me ju. Por, le të jemi të sinqertë: a ju ngushëllojnë fjalët e tilla, duke pësuar aq shumë dhimbje në këtë situatë tragjike? Jo. Unë them se vetëm një gjë mund t'ju ngushëllojë: feja juaj. Leximet që keni dëgjuar ju tregojnë rrugën për një ngushëllim të vërtetë.
Së dyti: Natyra jonë na shtyn për hakmarrje, por feja jonë për falje. Nuk është e lehtë të falësh, madje është shumë e vështirë. Por Krishti na fton për një dashuri heroike, që fal. Falja nuk është për frikacakët. Vetëm njeriu i fortë mund të falë. Jezusi na ka mësuar si të lutemi, dhe në atë lutje që na ka mësuar na tha të themi: “Na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë”. Dhe këtë mësim Ai e ka forcuar me shembullin e vet. Fjala e parë që Ai ka thënë kur ishte në kryq ishte: “Fali, o Atë!” Dhe vetëm pastaj tha: “Gjithçka u krye”. “Gjithçka u krye”, sepse jo vetëm kam kryer vullnetin tënde, o Atë, por edhe kam falur xhelatët që më kanë çuar në këtë situatë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38