Flash News

KRYESORE

Mesazhi i Kotzias: Greqia gati të zgjerojë ujërat territoriale me 12 milje

Mesazhi i Kotzias: Greqia gati të zgjerojë ujërat territoriale me

Ish-ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias këtë të shtunë gjatë ceremonisë së dorëzimit të portofolit ministror te kryeministri Alexis Tsipras deklaroi se; “Greqia është gati të zgjerojë ujërat e saj territoriale në krahun perëndimor, nga 6 në 12 milje detare”.

Njoftimi, në fakt, zgjeron zonën detare nga ishujt Diapontia, një grup ishujsh të vegjël në detin Jon ku bën pjesë edhe Otonoi,  deri në Antikythera, një ishull që shtrihet mes Peloponezit dhe Kretës.

“Ky është një zgjerim i rëndësishëm politik i sovranitetit të vendit, për herë të parë që prej kohës kur Greqia përfshiu grupin e ishujve Dodecanese (më i madhi i të cilit është ai i Rodosit)”, tha Kotzias, duke shtuar se dekretet presidenciale janë gati.

Kujtojmë që Kotzias dha dorëheqjen dy ditë më parë për shkak të mosmarrëveshjeve me kreun e partnerit në koalicionin e qeverisë së majtë, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes, Panos Kammenos.

Të fundit