Flash News

KRYESORE

Mesazhi i mikes së efektives së ndjerë: Ngushëllime nënës që s’të pa me vello të bardhë

Arta, mikja e efektives së ndjerë së Forcave të Armatosura Zarife Hasanaj, ka shprehur ngushëllimet për humbjen e 27-vjeçares.

Në një postim në Facebook, teksa ka publikuar një foto me Hasanajn, shkruan: “Jam e sigurtë që tashmë je engjell, sepse e tillë ishe dhe mbi tokë prandaj ndoshta i gëzoheshe kaq shume jetës se e dije se ajo s’do zgjaste! Ngushëllime asaj nëne që s’te pa me vello të bardhë e të gjithë familjarëve të tu! Do të të kujtoj gjithmonë, ashtu, plot jetë e gjallëri”.

Kujtojmë që efektivët merrnin pjesë në një mision të NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake. Si pasojë e shpërthimit janë plagosur edhe dy efektivë të tjerë. Ata janë Julian Kapaj dhe Klodian Tanushaj.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë momentit që efektivët kanë qenë duke i pastruar minat, shpërthim ky që ka rezultuar fatal për 27-vjeçaren, ndërsa ka lënë të lënduar edhe dy efektivë të tjerë shqiptarë, njëri në gjendje të rëndë.

 

Të fundit