Flash News

KRYESORE

Mesazhi i mjekes shqiptare nga Breshia: Mbizotëron fryma pozitive se do t’ia dalim

Mesazhi i mjekes shqiptare nga Breshia: Mbizotëron fryma pozitive se do

Një nga 30 mjekët dhe infermierët e dërguar në Itali nga Shqipëria në mbështetje të personelit shëndetësor për të luftuar Covid-19, ka përcjellë një mesazh nga Breshia, ku po asiston prej disa ditësh.

Mesazhin e saj e ka publikuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku shprehet optimiste se jeta do të triumfojë sërish, së shpejti.

“Unë besoj se jeta do të triumfojë, ndaj pranova menjëherë t’i bashkohem ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me #COVID19. Pavarësisht vështirësive, këtu mbizotëron fryma pozitive se do t’ia dalim për ta përballuar këtë situatë” - Dr. Ornela Gelaj është pjesë e ekipit shqiptar që sot luftojnë në vijën e parë të luftës në spitalin civil të Breshias në Itali”, shkruan ministrja.

Të fundit