Flash News

KRYESORE

Mesazhi i Tritan Kalos nga QSUT: Do ta zëmë “shah-mat” këtë sëmundje të rrezikshme

Mesazhi i Tritan Kalos nga QSUT: Do ta zëmë “shah-mat”

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka përcjellë një tjetër mesazh shpresdhënës nga QSUT, ku qëndron tashmë në vijën e parë të luftës kundër virusit Covid-19 që ka prekur prej ditësh edhe Shqipërinë.

Pas lajmit se po shkon drejt shërimit pacienti i parë i infektuar në vendin tonë, mjeku në mesazhin e tij shprehet opitimist se në një jo të largët, ekipi mjekësor do ta zëjë “shah-mat” këtë sëmundje mjaft të rrezikshme por jo të pamposhtëme.

“FILLIMI I MBARË shënon edhe gjysmën e punës….Negativizimi dhe pragshërimi i plotë i të sëmurit të parë me Covid-19, shënon një SUKSES të merituar të ekipit të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive….SUKSESE edhe të mëtutjeme të gjithë Mantelbardhëve, Infermjerëve, Imazheristëve, Farmacistëve, Sanitarëve, Barelistëve, Koordinatoreve dhe Administratoreve të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”…..Jemi për momentin “remi” në ndeshjen e gjatë të shahut me supertinzarin Covid-19…PUNA, PROFESIONALIZMI dhe PËRKUSHTIMI i ekipit tone, jam mëse i sigurtë se në një kohë jo të largët, do ta “zërë shah-mat” këtë sëmundje mjaft të rrezikshme por jo të pamposhtëme…. Durimi, Guximi dhe Këmbëngulja e të gjithëve NE, por edhe e të gjithë kolegëve në QSUT si dhe në ngrehinat e tjera të Shëndetit Publik të paracaktuara për ndjekjen e të sëmurëve me Covid-19, do të na nxjerë PATJETËR faqebardhë në këtë betejë për triumfin e JETËS!!!”, shkruan mjeku.

Të fundit