Flash News

KRYESORE

Mesazhi i veçantë/ Icardi i thotë “mirupafshim” Interit me shifra

Ka qenë mjaft stresuese si çështje, por në fund u mbyll. Për një sezon, Mauro Icardi do të huazohet te PSG-ja, me parisienët që kanë të dejtë ta blejnë atë.

Sapo firmosi kontratën me kryeqytetasit, Icardi nuk ngurroi të dërgojë mesazhe dashurie për qytetin, klubin dhe tifozerinë e PSG-së.

Transferimi i tij ka sjellë mjaft ekzaltim te fansat parisienë, të cilët mendojnë se fuqia e ekipit është rritur së tepërmi, e është bërë edhe më konkurrues. Por sulmuesi argjentinas nuk mund të harrojë as 6 sezonet e kaluara tek Interi.

Ai postoi një fotografi ku tregohet karriera e tij me fanellën zikatlër në shifra, si edhe një “mirupafshim”.

Marrëdhënia e lojtarit me zikaltrit ka qenë me ulje e ngritje. Dikur ai ka qenë më i adhuruari, por në muajt e fundit u kthye në të papëlqyer, që kulmoi me ndarjen.

Edhe pse ai u përpoq deri në fund mos të largohej.

“Mauro Icardi 2013-2016. 219 ndeshje, 124 gola dhe 39 asiste. Faleminderit për të gjitha. Mirupafshim”, ishte mesazhi i lojtarit.

Të fundit