Flash News

KRYESORE

Mesazhi i Imzot Frendo: Deputetët të pastrojnë vendin nga korrupsioni

Mesazhi i Imzot Frendo: Deputetët të pastrojnë vendin nga

Kreu i Kishës Katolike, imzot Gjergj Frendo ka përcjellë mesazhin e tij të urimit sa i takon Krishlindjeve. Në mesazhin e tij, imzot Gjergj Frendo ka pasur një apel edhe për politikën ku i ka kërkuar që të shmangë konfliktet dhe të punojë për një vend më të denjë për shqiptarët.

“Në shumë aspekte shoh shumë përparime. Deputetët kanë miratuar që të bëhen ndryshimet në drejtësi, ky është një hap shumë përpara. Veçanërisht këto ditët e fundit nuk kanë qenë shumë të bukura. Unë shpresoj dhe uroj që të gjithë me vullnet të mirë, me shpirt dialogu, të matur, të kërkojnë të arrijnë ata që është më e mirë për popullin”, shprehet Imzot Frendo.  

Më tej, ai shton se “anëtarët e Kuvendit të angazhohen konkretisht për një shoqëri më të drejtë, duke pastruar shoqërinë nga korrupsioni dhe nga padrejtësia. Në këtë mënyrë krijohet një ambient, një shoqëri, një Shqipëri më e denjë për popullin tonë i cili ka vuajtur shumë në të kaluarën”.

Sa i takon vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump që shpalli Jeruzalemin kryeqytet Izraelit, imzot Frendo, pohon se për të shamngur konflikte të mëdha, ky qytetet nuk duhet t’i përkasë asnjë feje.

“Unë nuk jam politikan, por kërkoj në sintoni me mendimin e Vatikanit që të krijohet një situatë që garanton më shumë paqe në botë. Kisha gjithmonë ka propozuar që Jeruzalemi të jetë një qytet ndërkombëtar. Ndoshta është zgjidhja më e përshtatshme për të stabilizuar paqen në atë rajon”, nënvizon Imzot Frendo.

Të fundit