Flash News

KRYESORE

Mesazhi i Kinës për botën nuk ka qenë kurrë më i qartë: Zgjidhni. Ose me ne ose me SHBA

Kina ka dhënë mesazhin më të qartë për botën në këtë fillim viti dhe për këtë është shfrytëzuar Forumi Ekonomik në Davos. Ndonëse presidenti Xi Jinping nuk merr pjesë këtë vit në Forum, mediat kineze i kanë kushtuar hapësirë të madhe zhvillimeve në Davos, ku pjesëmarrës është edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Media shtetërore kineze, 'Xinhua' ka publikuar një artikull me titull “e ardhme e përbashkët ose America First”, duke i konsideruar si dy qasje përballë të cilave është vendosur sot bota. Duke iu referuar fjalimit që mbajti vjet në Davos Xi Jinping, kjo media e vendos stilin e presidentit të saj, që kërkon përpjekje të përbashkëta për të shpëtuar globalizmin, përballë stilit izolues të presidentit amerikan Donald Trump.

Kjo është hera e parë që Pekini kërkon të zgjidhet midis tij dhe SHBA-së, fuqisë dominuese në dy shekujt e fundit.

Të tjera nga DAVOS:

Forumi i Davos, Thaçi dhe Vuçiç zhvillojnë takim kokë më kokë: Duhet marrëveshje Kosovë-Serbi

Angela Merkel në Davos: Politika e jashtme e BE-së duhet të unifikohet

Detaje nga takimi Rama-Tsipras, dosja e çështjës çame nuk u hap në tavolinë

Theresa May akuzon ‘Facebook’ për ndihmë ndaj terroristëve, pedofilëve dhe tregtisë së skllevërve: Ka ardhur koha për ndryshim

Të fundit