Flash News

KRYESORE

Mesazhi i Kryremadhit për Arta Markun: Po zhbirilon për mua, por... (dhe akuza Veliajt për pastrim parash)

Mesazhi i Kryremadhit për Arta Markun: Po zhbirilon për mua, por...

Monika Kryemadhi deklaroi sot se është informuar se kryeprokurorja e re Arta Marku është duke kërkuar për të gjetur materiale të mundshme edhe ndaj kryetares së LSI.

“Më kanë ifnormuar se po zhbirilon edhe për mua, por le të kërkojë nëse gjen gjë, sepse unë nuk kam vënë asnjë firmë në jetën time” – u shoreh kryemadhi.

Sakaq, duket se marrëdhënia mes LSI dhe Erion Veliajt nuk është aq e mirë sa përflitet. Gjatë mbrëmjes së sotme, Monika Kryemadhi  duke folur në “Të Paekspozuarit”, lëshoi për herë të parë akuza të rënda ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Monika Kryemadhi: Lali Eri ka dal në treg për të ofruar para dhe blen këshilltarë. Kush ka ndërmend të iki le të iki, por gojën e LSI, nuk e blen dot. Le ti japi licensat e taksisë elektrike, Endri Fugën dhe Olsi Ramën, dhe të japi, leje ndërtimi për pastrim parash të drogës.

Reagimi i Kryemadhit, vjen në një kohë kur 4 këshilltarë të LSI-së votuan për buxhetin e Bashkisë së Tiranës, një vendim ky i njëanshëm nga linja politike e LSI-së.

Nuk dihet nëse ky sulm i Kryemadhit ndaj Veliajt është një aktrim, por Tpz.al mëson se një ditë më parë, teksa Veliaj ka takuar gazetarët që mbulojnë Bashkinë e Tiranës, ka shpërthyer në të qeshura për çizmen që kryetarja e LSI-së i lëshoi kryeministrit Rama, ditën e hënë.

Të fundit