Flash News

KRYESORE

Mesazhi kundërthënës i nënkryetarit të KQZ: Nuk janë zgjedhje, por le të votojmë që kandidatët të marrin detyrën

Zëvendëskryetari i KQZ-së Denar Biba ka dhënë një mesazh tepër lundërthënës për shqiptarët, një ditë para 30 qershorit.

Ai i fton qytetarët të shkojnë në votime edhe pse nuk pranon t’i quajë ato zgjedhje, e madje as demokratike.

Për më tepër, “unë do të shkoj të votoj” thotë Biba, edhe pse, sipas tij, nuk ka asgjë për të zgjedhur në më shumë se gjysmën e bashkive ku është regjistruar vetëm një kandidat.

Gjithësesi, Biba thotë se ato janë të rëndësishme pasi shqiptarët nuk duhet të humbin shprehitë e tyre demokratike.

Ai i fton shqiptarët të shkojnë në votime, pasi kështu formalizojnë detyrën e kandidatëve.

“Te zgjedhurit vendore permes votimit qytetar formalizojne marrjen e detyres. Sepse kryebashkiaket tane emerohen nga ne, votuesit e tyre. Vetem keshtu i bejme ata te pergjegjshem dhe mund t’ju kerkojme llogari per premtimet dhe menaxhimin e parave publike”, thotë Biba.

 

Të fundit