Flash News

KRYESORE

Mesazhi i Madeleine Albright për Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn: Është koha të rinovoni angazhimin ndaj demokracisë

Mesazhi i Madeleine Albright për Hashim Thaçin dhe Ramush
Ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka qenë mbështetësja e parë e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe shpalljes së pavarësisë, ka uruar popullin kosovar për 10 vjetorin e pavarësisë. Në mesazhin e saj, Albright thekson se krenaria e saj më e madhe si Sekretare Shteti ka qenë ndihma që ka dhënë për kosovarët. Gjithsesi, Madeleine Albright lëshon një mesazh direkt për politikën e Kosovës, që dominohet nga Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, për të rinovuar angazhimin e tyre ndaj demokracisë. “Eksperienca më ka mësuar se zhvillimi politik dhe ekonomik ecin së bashku dhe kjo sugjeron që mënyra më e mirë për të ecur përpara është të rinovoni angazhimin tuaj ndaj demokracisë”, shprehet ndër të tjera Albright. Urimet për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Gjermania dhe Italia: Gjeni zgjidhje për marrëdhëniet me Serbinë. Mali i Zi: Jemi shembull i bashkëpunimit

Të fundit