Flash News

KRYESORE

Mesazhi për deputetin i qytetarit nga Vlora: Nipi 2 vjeçar po më torturohet kampeve të Europës

Sipas sondazhit të Gallup, Shqipëria mban vendin e tretë përsa i përket numrit të atyre që duan të ikin.  

Pjesë e kësa statistike është edhe historia e një vlonjati, i cili nëpërmjet një mesazhi të dërguar në inbox-in e deputetit Agron Shehaj në Facebook, ka treguar historinë e dhimbshme të motrës së tij. Ajo hasej dita ditës me vështirësinë e mbijetesës së saj dhe të fëmijëve, përkatësisht 14 dhe 16 vjeç, e cila vendosi të largohej nga Shqipëria dhe të rriskonte për të gjetur një jetë më të mirë në Gjermani.

I vëllai  i saj tregon se kur u largua prej këtej ishte shtatzënë  dhe fëmijën e lidi në Gjermani. Sot ajo ka tre fëmijë, më i vogëli 2 vjeç. Pa atdhe dhe pa mbështetje. Me një emër gjerman nëpërmjet të cilit nuk mund të përfitojë asgjë.

“Pasi Rama dhe ministrat firmosën se shqiptarët nuk kishin nevojë për azil”- shprehet djali në mesazh,-“ motra ime së bashku me tre fëmijët e saj u kthye në Shqipëri, 6 muaj pa punë, pa asgjë për të rritur fëmijët e saj, dhe u detyrua të shkojë në Francë. Me pak fjalë djali i sapo lindur po torturohet kampeve të Evropës”- shprehet ai.

Mesazhi i ardhur në adresë të deputetit Shehaj:

Të fundit