Flash News

KRYESORE

Mesazhi që Dritan Zagani i lë Gunther Krichbaum: Shqiptarët do t’ju falenderojnë...

Mesazhi që Dritan Zagani i lë Gunther Krichbaum: Shqiptarët do

Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i cili ka fituar azil politik në Zvicër, ka lënë një koment në faqen e ‘Facebook’ të deputetit të CDU, Gunther Krichbaum, ku i kërkon ndihmë për të shpëtuar shqiptarët nga politikanët e korruptuar dhe të lidhur me trafikun e drogës.

Në postimin ku Krichbaum bën edhe njëherë të qartë qëndrimin e tij se është e parakohshme hapja e negociatave për Shqipërinë, Zagani thotë se kjo është një e vërtetë që lëndon.

“Z. Gunther Krichbaum! E vërteta lëndon, por ju keni absolutisht të drejtë. Unë mendoj se ju politikanët evropianë duhet të jeni më në gjendje të ndihmoni popullin shqiptar të shpëtojë nga këta politikanë të korruptuar dhe të lidhur me drogën, të cilët tani janë nën komandën e Shqipërisë. Ju duhet të jeni të sigurt se populli shqiptar do t'ju falenderojë sa më shumë që të jetë e mundur për ndihmën tuaj në demokratizimin e vendit tonë”, shkruan Zagani.

Ndërkohë, Krichbaum ka shkëmbyer një replikë me një qytetar shqiptar, i cili thotë se Angela Merkel mendon ndryshe sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë.  “Jo të gjithë në partinë tonë duhet të kenë të njëjtin mendim”, i është përgjigjur kreu i Komisionit për Çështjet Evropiane.

Hapja e negociatave është e parakohshme/ Rama i përgjigjet deklaratave të deputetit Krichbaum: Nuk më gjen të papërgatitur

Të fundit