Flash News

KRYESORE

Mesazhi/ Senati italian i qëndron afër popullit shqiptar

Mesazhi/ Senati italian i qëndron afër popullit shqiptar

Senati i Italisë i qëndron pranë popullit shqiptar. Presidentja e Senatit, Maria Elisabetta Alberti Casellati, i shprehu dhimbjen dhe solidaritetin Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për viktimat nga tërmeti që goditi sot vendin.

“Senati italian dhe unë ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave, të lënduarit, me të gjithë njerëzit që vuajnë si edhe me ekipet e shpëtimit të jetëve njerëzore. Në këto çaste të trishtuara rikonfirmojmë bashkëpunimin, solidaritetin dhe ndjenjat vëllazërore të popullit italian për popullin shqiptar.”, ishte mesazhi i dërguar nga Presidentja e Senatit Italian Maria Elisabetta Alberti Casellati.

Të fundit