Flash News

KRYESORE

Mesazhi: Shoferi i Xhafajt u ekzekutua në makinën ‘VIP’; i shoqëruar nga një person i dytë, sapo të kem të dhëna do t’ju njoftoj

Mesazhi: Shoferi i Xhafajt u ekzekutua në makinën ‘VIP’; i

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e gardistit Shkëlzen Qordja, 31 vjeç, i cili u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gardës së Republikës.

Berisha nuk e beson versionin e Policisë së Shtetit se Qordja është vetëvrarë, por thotë se është ekzekutuar në makinën ‘VIP’ nga një person i dytë. Ish-kryeministri e bazon këtë deklaratë në një mesazh që i ka mbërritur nga një tjetër gardist, i cili thekson se sapo të ketë të dhëna për personin që shoqëronte viktimën do njoftojë Berishën.

31 vjeçari ishte shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa më parë kishte shërbyer si shofer i Engjëll Agaçit, këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i Sali Berishës:

Shoferi i familjes mafioze Xhafaj u vra ne makinen VIP

Ai ishte para ekzekutimit me nje person tjeter, eventualisht xhelatin e tij

Lexoni mesazhin e gardistit dixhital! sb

“Pershendetje doktor, Shoferi i familjes Xhafaj, Shkelzen Qordja eshte ekzekutuar tek makina VIP dhe ketu thuhet e sigurt se ai ka qene i shoqeruar nga nje person tjeter sapo te kemi te dhena per personin e dyte do ju njoftoj.”

Të fundit