Flash News

KRYESORE

Mesazhi tjetër i Metës për krizën: Zgjidhja, më mirë herët se sa vonë

Mesazhi tjetër i Metës për krizën: Zgjidhja, më

Kriza politike ka mobilizuar Presidentin Ilir Meta, që duket se kërkon djaljen sa më shpejt prej saj. Pas fjalimit në mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Kopenhagen të Danimarkës, Meta ka publikuar një mesazh pothuajse me të njëjtën përmbajtje, ku shpresoj qe zgjidhja te vije sa me shpejt.

“Situata aktuale politike në Shqipëri duhet të marrë një kthesë 180 gradë, më mirë herët, se sa më vonë! Dialogu realist, i përgjegjshëm dhe efektiv është i domosdoshëm!”, shkruan ai në një postim në ‘Facebook’.

Kreu i shtetit, pak ditë më parë, u shpreh gati të dorëhiqej nëse largimi i tij do t’i jepte fund ngërçit politik, madje shtoi se ishte gati edhe të vetë-flijohej. Kjo e fundit u interpretua si një mesazh i tij për ndërkombëtarët, që ta marrin më me seriozitet situatën në vend.

Të fundit