Flash News

KRYESORE

Mesazhi i vyer i aktorit për burrat: Jetën na e dha një grua, t’ia zbukurojmë jetën qenies së mrekullisë!

Mesazhi i vyer i aktorit për burrat: Jetën na e dha një grua,

Në një aktivitet kundër dhunës ndaj grave, aktori i Humorit Gazmend Paja ka dhënë një mesazh sensibilizues kundër dhunës ndaj grave.

Ai u është drejtuar burrave dhe ka përcjellë një mesazh shumë të vyer, “O burra t’ia zbukurojmë jetën qenies së mrekullisë, femrës!”.

Mesazhi i plotë i Gaz Pajës:

Unë jam sot këtu si birri i një nëne, jam si vëllai i një motre, jam si i dashuri i një vajze. Jam mashkull, por tingujt e para i kam dëgjuar nga barku i një femre. Kam gjithçka se një femër më lindi. Të dashur burra duart i keni për t’ia dhënë gruas që të ecni bashkë. Grushtin mblidheni që të simbolizoni që jeni një dhe gjithmonë bashkë. Ne jetojmë në Shqipëri dhe jetojmë me burrërinë.

 Burrat e parë na kanë mësuar se sa paburrëri është të keqtrajtosh femrat. Le të mësojmë nga njëri-tjetri.

Mos kemi turp, grindje ka kudo. Mos harrojmë një gjë, jetën na i dha një grua ndaj kështu e ka vendosur Zoti, siç ka vendosur ne që jemi burra. Kështu që burra, o burra t’ia zbukurojmë jetën qenies së mrekullisë, femrës!

Të fundit