Flash News

KRYESORE

Mesazhi zanor që po përhap panik në Shqipëri për koronavirusin duket si fake news

Mesazhi zanor që po përhap panik në Shqipëri për

Një mesazh audio po qarkullon në Whatsapp për Koronavirusin në Shqipëri, mesazh që duket si fake news.

Është mesazhi për të cilin, Rama dhe Manastirliu gjatë ditës së sotme deklaruan se ky është një mesazh dashakeqës, i njëjtë me ato që u përhapën për tërmetin.

Në mesazhin audio, dëgjohet një vajzë që tregon i referohet vjehrrës së motrës me profesion mjeke, e cila sipas vajzës, identiteti i së cilës nuk dihet, konfirmonte 12 raste me koronavirus në Shqipëri, si dhe tregonte për masat që duhen marrë nga qytetarët.

“Goca, se po më shkruante motra tani. Vjehrra e motrës time është mjeke në spital dhe na mori në telefon dhe na ka thënë që janë konfirmuar shumë raste me koronavirus në Shqipëri, kështu që evitoni kafet e mbyllura ku ka shumë njerëz, autobusat, përdorni higjienizues, mos i takoni njerëzit, thojuni “mirëmëngjes” “mirëdita”, por mos u jepni duart që të keni kontakt me frymëmarrjen. Pini lëng portokalli se forcon imunitetin se kush ka imunitetin e dobët më i rreziku dhe çështja është se do përhapet në masë, se nuk kemi as kushtet e duhura për t’i mbajtur në karantitë të infektuarit tha ajo. Nuk është për të përhapur panik, por bëni kujdes me këto gjërat kështu. Mbani gjithmonë higjienizues me vete, lani duart sa më shpesh, nëse hipni në autobusa shpesh merrni maska se nuk i dihet. Nuk është bërë akoma publike se nuk e lejon shteti domethënë mbi 12 raste vetëm javën e fundit”, thoshte vajza, identiteti i së cilës nuk është bërë ende publik.

Mesazhi audio që qarkullon në whatsapp më poshtë

[audio ogg="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/02/WhatsApp-Audio-2020-02-23-at-16.57.47.ogg"][/audio]

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë informoi sot se të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm.

“Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit”, thuhej në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Të fundit