Flash News

KRYESORE

Mesfushori i Juves e thotë hapur: Dua të largohem!

Mesfushori i Juves e thotë hapur: Dua të largohem!

Emre Can po vuan te Juventusi dhe arsyhet dihen. Mesfushori nuk preferohet nga trajneri Sarri që po i jep minuta me pikatore, madje e ka nxjerrë dhe nga lista për Champions League.

25-vjeçari po ndihmohet nga Gjermania dhe trajneri Joachim Low që pavarësisht se nuk po luan e grumbullon rregullisht. Ai do që t'i shpëtojë karrierën, ndërsa duket që janari është shpëtimi i tij.

“Kam luajtur vetëm një ndeshje, nuk jam i kënaqur me situatën, por qëndroj i fortë dhe do të vazhdoj të punoj shumë. Në futboll ndodhin gjithmonë shumë gjëra. Jam ambicioz dhe dua të konkurroj në nivele të larta. Gjërat nuk po shkojnë siç e kisha menduar, por po mësoj shumë nga ky moment i vështirë“, përfundon mesfushori i kombëtares gjermane.

Të fundit