Flash News

KRYESORE

Mesfushori shqiptar transferohet te Lila, por nuk e braktis Kombëtaren e Serbisë për Kosovën

Futbollisi me origjinë shqiptare, Arton Zekaj ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, pasi është transferuar nga klubi i Soporit të Beogradit tek skuadra e njohur e Lilës.

18-vjeçari, i cili është pjesë e përfaqësueses U17 të Serbisë, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me ekipin francëz, ku është pritur mjaft mirë.

“Jam pritur shumë mirë prej stafit menaxherial të klubit. Gjithashtu më kanë pritur mirë edhe lojtarët, të cilët po më ndihmojnë të ambientohen në rrethanat e reja. Shpresoj që të kem sa më shumë minutazh që të tregoj cilësitë e mia për të cilat jam transferuar në këtë klub të madh”, ka thënë Zekaj për Telegrafin në Kosovë.

Është përfolur se lojtari mund të bëhet pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës, megjithatë vetë mesfushori i ka mohuar këto zëra në një intervistë dhënë për gazetën serbe ‘Novosti’ më 26 prill.

“Nuk kam marrë asnjë thirrje, as nuk kam menduar kurrë për këtë në atë drejtim. Më besoni, koka ime është e plotë, telefoni nuk ndalet duke kumbuar. Nuk e di më se për çfarë duhet të flas kur nuk ka bazë për asnjë polemikë apo shpjegim”, u përgjigj Zekaj pas lajmeve të publikuara në media.

“Është përmendur se do të luaja për Kosovën në rast se nuk ftohem prej Serbisë. Është krejtësisht e pasaktë, askush nuk duhet të kushtëzoj askënd”, ishin fjalët e tij.

[caption id="attachment_170092" align="alignnone" width="580"] Zekaj gjatë një ndeshje të përfaqësueses U17 të Serbisë[/caption]

 

Të fundit