Flash News

KRYESORE

Mesi u përgjigjet kritikëve: Nuk tërhiqem nga kombëtarja pa fituar Kupën e Botës

Mesi u përgjigjet kritikëve: Nuk tërhiqem nga kombëtarja pa

Sulmuesi i Argjentinës, Lionel Mesi ka festuar sot 32-vjetorin e lindjes, megjithatë kjo nuk mund të konsiderohet si një ndër ditëlindjen më të lumtura për sulmuesin e Barcelonës, pasi është në qendër të kritikave për shkak të paraqitjeve të dobëta me ekipin kombëtar në Botëror.

Por, Messi është shprehur se do të vazhdojë te jetë pjesë e ‘albicelesteve’ derisa të fitojë një Kupë Bote. “ Kupa e Botës për Argjentinën do të thotë shumë, gjithashtu edhe për mua. E kam pasur gjithmonë ëndërr të shikoja veten time duke ngritur Kupën e Botës. Do të lumturoheshin miliona argjentinas nëpër botë. Ne nuk mund të dorëzohemi.  Kam fituar shumë por jam ambicioz dhe nuk do të tërhiqen nga futbolli i luajtur derisa të jem një kampion bote me vendin tim”,përfundon Mesi.

Kjo shpreh edhe njëherë presionin në të cilin ndodhet ylli argjentinas. Ai ka fituar çdo çmim të mundshëm me Barcelonën dhe në plan individual, por asgjë ende me kombëtaren e tij, edhe pse ka arritur ta udhëheq në 3 finale.

Të fundit