Flash News

KRYESORE

Mesi vlerësohet lojtari më i mirë i FIFA, Ronaldo dërgon mesazhin nga divani i shtëpisë

I rehatuar në divanin e shtëpisë duke lexuar një libër. Ky ishte ‘aktiviteti’ me të cilin po merrej Kristiano Ronaldo ndërkohë që FIFA po i jepte kundërshtarit të tij më të madh në futboll, Lionel Mesit, çmimin lojtari më i mirë.

CR7 nuk shkoi në këtë event por dërgoi me anë të fotos së postuar në instagram një mesazh ku thoshte se asgjë nuk ka mbaruar ende dhe se me dëshirë e këmbëngulje më e mira do të vijë.

“Durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristika që dallojnë profesionistin nga amatori. E gjithë kjo që është e madhe sot, ka nisur e vogël. Nuk mund t’i bësh të gjitha, por bën çfarë është e mundur që të realizosh ëndrrat. Dhe mos harro se gjithmonë pas natës vjen agimi”, shkruan Rondalo në postimin e tij.

Të fundit