Flash News

KRYESORE

Mesila Doda: Ende herët për të folur për koalicionet, por gjuhën e Bashës nuk e duroj dot

Mesila Doda: Ende herët për të folur për koalicionet, por

Bashkëpunimi për çështjen çame do jetë kryefjala e bashkëpunimit me partitë e tjera. Drejtimin e vendosin qytetarët dhe jo PDIU-ja. PDIU vendos koalicionet. Nuk flas dot për preferenca në koalicione, është ende herët, por nuk e toleroj dot gjuhën e kryetarit të PD-së

Kështu është shprehur deputetja ePartisë, Drejtësi, Integrim dhe Unitet e pyetur nëse kjo parti do ta ndihmojë kryeministrin Rama në mbajtjen e timonit në qeveri dhe për preferencat në koalicione.

Në emisionin “Fol me mua, fol me ata” të gazetarit Enkel Demi, Doda u shpreh se gjuha kreut të PD-së është e papranueshme për një lider politik dhe do ishte dënuar në çdo vend tjetër të botës.

“Bashkëpunimi për çështjen çame do jetë kryefjala e bashkëpunimit me partitë e tjera. Të gjithë duan ta kenë drejtimin dhe si vë faj që Rama do që ta ketë timonin, por ti vëri fajet LSI-së është e papranushme . Përveç reformës së plehrave të tjerat të gjitha i ka miratuar vetë pa LSI-në, reformën administrative, në drejtësi etj.

Drejtimin e vendosin qytetarët dhe jo PDIU-ja. PDIU vendos koalicionet. Nuk flas dot për preferencë, por nuk e toleroj dot gjuhën e kryetarit të PD-së, i cili është i papranueshëm për një lider politik.”- u shpreh ligjvënësja e PDIU-së.

Të fundit