Flash News

KRYESORE

Mesila Doda ka një pyetje për Edi Ramën: Ç’u bë me listën e 124 trafikantëve që do i shpartalloje?

Mesila Doda ka një pyetje për Edi Ramën: Ç’u bë

Arrestimi i bandës shqiptare të trafikantëve të drogës në Itali, mes tyre dhe të Moisi Hablilajt, kushëririt të Saimir Tahirit, ngjalli reagime të shumta nga politikanë e personalitete të ndryshëm.

Ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, në një postim në rrjetin social “Facebook” ka ngritur pyetjen

“Ja kshu kshu… si para gjumi…

A dini gjë çfarë u bëme ate listen me 124 emra trafikantësh që do shpartalloheshin në shtator???”, shkruan Mesila duke kërkuar në këtë mënyrë përgjigje nga kryeministri Edi Rama, i cili deri tani ka heshtur.

Kryetari demokrat Lulzim Basha, në një deklaratë për median mëngjesin e sotëm, i kërkonte Ramës të veprojë, të arrestojë Saimir Tahirin, tashmë që provat i ka mbi tavolinë.

Të fundit