Flash News

KRYESORE

Mesila Doda kalon në fyerje personale me simpatizantët e PD: Bandë gojëndyrësh

Mesila Doda është përshirë në replika të ashpra me simpatizantët e PD-së, duke kaluar edhe në fyerje personale. Doda ka komentuar mbi një status të Besnik Mustafajt i cili lajmëronte takimin e sotëm të grupit anti-Basha. Menjëherë mbi Mustafajin dhe Dodën kanë vërshuar disa komente.

POSTIMI I BESNIK MUSTAFAJT

Besnik Mustafaj: Të dashur miq demokratë! Ne do të mblidhemi sonte në ora 19.30 në sallën e madhe të Universitetit të Arteve për t’i thënë edhe njëherë Lulzim Bashës se nuk mund të luaj me fatin e PD-së. Demokratët janë këtu. Dhe do të jenë këtu nesër e në vazhdim. Por jo si kukulla të tij. Si shërbetorë të një ideali, të cilin nuk mund ta varrosë as Lulzim Basha e as Edi Rama, Po. Ejani edhe ju sonte sa më të shumtë!

KOMENTI DHE REPLIKAT ME MESILA DODEN

Mesila Doda: Celula e shqup-it në veprim… e kam përjetuar në kurriz tim këtë bande gojendyrësh që shajnë e ndyjnë gjithshka e fshehin fytyren qysh dy vjet më parë dhe ishin një nga arsyet që më bën të largohesha pa e kthyer kokën nga partia e lirisë që themeluam bashkë në ’90. Kjo histeria e komenteve me pagatore e gojëndyrë, është një nga faqet më të turpshme të këtij stadi të demokracisë shqiptare… please mos u merr me to Besnik, e keqja po rritet në këtë vend e nuk ka kohë të humbet me të tilla shfaqje kaq pa dinjitet.

Të fundit