Flash News

KRYESORE

Mesila Doda merr në mbrojtje kryetaren e LSI: “Mona nuk është ajo që thua ti”

Mesila Doda merr në mbrojtje kryetaren e LSI: “Mona nuk

Fakti që Monika Kryemadhi nuk zgjodhi të ishte në rolin e Zonjës së Parë  dje përkrah bashkëshortit të saj, Ilir Metës gjatë ceremonisë së inaugurimit, ka sjell shumë komente.

Ish-deputetja e PDIU_së, Mesila Doda, ka replikuar në facebook, me komentin e një anëtare të PDIU-së, e cila ka bërë ironi me zonjën Kryemadhi, gjë që nuk është pritur mirë nga Doda: Ja ironia: “Ç’e do mall, e ç’e do gjënë, kur s’ke grua për të qënë. Ia dedikoj presidentit te ri”, shkruan ajo.  Fill pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i Mesila Dodës, që duke qenë se ka njohje personale me Monika Kryemadhin: “… te kam degjuar shume here e nuk te kam thene gje sepse besoj qe bindjet politike jane personale, por… Mona nuk eshte ajo qe thua, e ti je grua vete ndaj me kujdes kur shprehesh per nje grua tjeter!”.

Komentet për këtë zgjidhje janë të shumta, por me tendencë negative pasi koha do ta tregojë se sa funksionale do të jetë kjo zgjidhje, sa dobi do të ketë për politikën nëtërësi,  e shtetin …

 

Të fundit