Flash News

KRYESORE

Mesila Doda nuk jep llogari për votën e PDIU në këshillin bashkiak por sulmon Lulzim Bashën

Mesila Doda nuk jep llogari për votën e PDIU në këshillin

Edhe PDIU, njësoj si LSI, po përpiqet të devijojë pakënaqësitë për mbështetjen e rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë, duke sulmuar Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën.

Deputetja ende në detyrë e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar për akuzat e PD-së, por në vend që të jap llogari për votën e partisë së saj, fokusohet te sulmet ndaj Bashës. AJo madje kërkon nga Basha që të mos flasë për opozitë reale.

Kush i bleu dy këshilltarët dhe pse LSI nuk e përmend emrin e Erion Veliajt?

Reagimi i Mesila Dodës:

Kryetari I PD, ende ne bashkeqeverisjen e luges se 18 majit, sot akuzoi PDIU per voten e saj ne Keshillin Bashkiak.

Me se pari duhet ti kujtoj bashkekryetarit te qeverise qe duhet te kaloje ne opozite, te behet lider I PD, e me pas te kerkoje te behet lider I opozites.

Me duhet ti kujtoje se sot fale pazareve te tij me bashkekryetarin tjeter te qeverise, nje mandat I PDIU vlen 25.000 vota, duke e bere krejt te pabarabarte dhe diskriminuese garen mes nesh dhe partive te tjera. Duhet ti kujtoj qe fale pazarit te tij te nates se 18 qershorit dhe abuzimit me ligjin e kodin zgjedhor sot PDIU I jane vjedhur 3 mandate dhe kane shkuar ne kosh 40.000 vota, duhet ti kujtoj se nuk e tha nje fjale e heshti si fija e barit kur PDIU kerkoi hapjen e kutive te Tiranes duke pare vjedhjen flagrante te mandatit te saj në Tiranë, por votoi pro moshapjes se kutive duke u bere e vetmja opozite ne bote qe nuk kerkon e nuk don transparence.

Sot vazhdon ende teatri i rradhes, ashtu si gjate gjithe fushates nuk godet ata qe jane ne qeveri, por ato qe nuk jane ne qeveri dhe ne fund fare si gjithmone... fajin e kane te tjeret...

Keshilltaret e PDIU kane parashtruar kerkesat e tyre per permirsimin e kesaj inisiative dhe do shpjegojne personalisht dhe arsyet qe mbeshtetja e tyre vijoi per kete çeshtje, por kryetari i PD eshte i fundit qe mund te flas per opozite reale dhe bashkpunim me ne apo forca te tjera ndaj te cileve nuk ka kursyer asnje goditje apo marreveshje nate.

Të fundit