Flash News

KRYESORE

Mesila Doda përplaset me Lulzim Bashën: Nuk kam frikë nga ty o i pabesi hollandez

Mesila Doda përplaset me Lulzim Bashën: Nuk kam frikë nga ty o i

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda i është përgjigjur sot deklaratave të Lulzim Bashës, i cili kërkon nga qytetarët që të mos e votojnë këtë parti.

Doda tha se Basha e ka kthyer Partinë Demokratike në një biznes të familjes, ndërsa e quan si ‘i pabesi hollandez’.

Ajo paralajmëroi kryedemokrarin se herë tjetër do t’i shkojë më thellë disa të vërtetave që dihen dhe nuk dihen.

“Ti e ke kthyer në biznes partinë që frymëzoi shumë nga ne. Nuk kam frikë nga ty o i pabesi hollandez. Kaq për sot, ndoshta herë tjetër do t’i shkoj më thellë disa të vërtetave që dihen dhe nuk dihen”, u shpreh Doda gjatë një takimi me qytetarë të Tiranës në pallatin ‘Asllan Rusi’.

Të fundit